Zbulohet skuadra e ardhshme e Gareth Bale
Një kandidat më shumë ka dalë në skenë për të mirëpritur uellsianin Gareth Bale në merkaton e verës së ardhshme. Sipas portalit "TeamTalk",Bayern Munich është i interesuar të përforcohet me yllin e Real Madrid.

Madje është një person shumë pranë futbollistit të Los Blancos ai që konfirmon për median angleze se ky është një transferim i pëlqyeshëm nga të gjitha palët, përfshirë edhe vetë Bale. I njëjti burim risjell në vëmendje edhe marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, çka do të favorizonte realizimin e marrëveshjes.

"Kush nuk do të dëshironte të luante te Bayern Munich?", konkludon burimi i "TeamTalk", që qëndron shumë pranë Gareth Bale. Uellsiani kontestohet prej kohësh në "Santiago Bernabeu", me marrëdhënie të ngrira me shokët e skuadrës, e aq më shumë me trajnerin e rikthyer Zinedine Zidane. Në lidhje me këtë të fundit, ishte vetë Bale që pat deklaruar në verë pas dorëheqjes së francezit: "Nuk mund të them se ishim shokë të mirë". /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2019, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori