Zbulohet statuja e Salah, por fansat nuk janë të kënaqur (FOTO LAJM)

Një statujë e Mohamed Salah është zbuluar në Egjipt, dhe është cilësuar më e keqe sesa ajo e Cristiano Ronaldos në Portugali.

Skulptorja, Mia Abdel Allah e ka prezantuar këtë statujë, për shkak se Salah cilësohet si hero në Egjipt pas golit të tij nga penalltia që e dërgoi Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Botës.

Menjëherë pas publikimit të statujës në rrjetet sociale, komente të ndryshme filluan të përhapen, duke thënës e nuk ngjason aspak me lojtarin e Liverpoolit.

Skulptoren e inspiroi festimi i Salahut para fansave me krahë të hapur: E pash atë si gjest madhështor”.
Shtuar më 05/11/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori