Zbulohet strategjia e Juventusit për të transferuar Mbappen
Juventusi është futur në garë për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappes.

Ylli i PSG-së mund të largohet nga kryeqyteti francez pasi prej kohësh po monitorohet nga Real Madrid, Manchester City dhe Liverpooli.

"Don Balon" shkruan se Juventusi është gati t’i sfidojnë të gjithë klubet e Europës për të arritur te kampioni i botës.

"Zonja e Vjetër" kërkon me ngulm suksesin në Champions dhe sigurimi i shërbimeve të Mbappesë mund të ndihmojë shumë në këtë pikë. Sulmuesi francez mund të tundohet nga ideja për të luajtur me idhullin e tij Cristiano Ronaldo.

Portugezi mund të luajë rolin e tij dhe drejtuesit mendohet se do ta përdorin për të bindur kampionin e botës. Juventusi mund të sforcohet shumë ekonomikisht për të arritur te lojtari, por është një investim i rëndësishëm për të ardhmen.

Kampionët e Italisë kanë luftë të ashpër, pasi Reali po flirton prej kohësh me të riun. Manchester City dhe Liverpooli janë dy kundërshtarë të fortë dhe të fuqishëm ekonomikë.
Shtuar më 14/12/2019, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori