Zbulohet telefonata që bindi De Ligt të zgjedhë Juventusin
Mediat holandeze e quajne punë të kryer çështjen e De Ligt. Ylli i Ajax do të bashkohet me Juventusin gjatë kësaj jave.

Qendërmbrojtësi i talentuar mbrëmë ka pranuar një telefonatë nga drejtuesit e Juventusit të cilët i kanë konfirmuar ngritjen e ofertës për të.

67 milionë euro është oferta që Juve e ka bërë për De Ligt dhe e cila duket se është "OK" për Ajaxin.

Holandezi do të nënshkruar kontratë 5 vjeçare me 12 milionë përfitime në vit. Klauzola e lirimit të tij do të jetë 150 milionë euro.

Juve i ka bërë me dije futbollistit se dëshiron ta ketë atë me vete në turneun në Lindje që nis me 19 korrik.
Shtuar më 12/07/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori