Zbulohet vendi ku do ta luajë sfidën e radhës në shtëpi Korabi
Korabi do të luajë sërish jashtë fushe ndeshjen e radhës pritëse. Këtë lajm e ka dhënë faqja zyrtare e FSHF, e cila ka treguar se vetë klubi i Korabit ka kërkuar që ndeshjen me Vllazninë ta luajë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Kjo gjë tashmë është zyrtarizuar nga vetë klubi dibran, që ka lajmëruar se ndeshjen me shkodranët do ta luajnë në Durrës. Klubi i Teutës ka hapur dyert për Korabin, që ende po vuan mos pasjen e një fushe ku të luajë ndeshjet si pritës.

Ndeshja Korabi– Vllaznia është caktuar që të luhet ditën e dielë më 19 shkurt, në orën 14.00
Shtuar më 18/02/2017, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori