Zbulohet vota e Shakohoxhës për çmimin "The Best", del "huq"
Robert Levandovski fitoi çmimin e FIFA-s “The Best” si lojtari më i mirë i vitit 2020.

Një ngushëllim për yllin e Bajernit, pas anulimit të “Topit të Artë” nga “France Football” për shkak të pandemisë. Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja votoi të parin Robert Levandovskin, të dytin, Kristiano Ronaldon dhe të tretin Kilian Mbape.

Kapiteni Etrit Berisha votoi Lionel Mesin, Robert Levandovskin dhe Kilian Mbapenë.

Ndërkohë Dritan Shakohoxha, drejtori i “Supersport” votoi Kristiano Ronaldon, Lionel Mesin dhe të fundit Robert Levandovski që në fakt mori trofeun.

Levandovski është një lojtar i shkëlqyer, por për sa kohë do të luajnë futboll Ronaldo dhe Mesi unë do të votoj gjithmonë për ata. Jemi me fat që i kemi parë dy kolosë si ata të luajnë futboll gjatë këtyre viteve dhe nuk mendoj se ka më të mirë se ata”, tha Shakohoxha për “Panorama Sport”.

Kujtojmë që në votimin e FIFA-s nga trajnerët, kapitenët dhe gazetarët, lojtari i parë në përzgjedhje merrte 5 pikë, i dyti 3 dhe i treti 1 pikë.
Shtuar më 17/12/2020, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori