Zbuloni çdo gjë rreth meçit Joshua - Parker, orën, vendin dhe surprizat pas përballjes
Pëlqej
Meçi mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të startojë në orën 23:30 në “Principality Stadium”. Në të njëjtin stadium ku u përballën dhe Juventusit me Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.

Ai do të startojë rreth orës 23:30, duke bërë kështu një kompromis midis kërkesave të tregut në Britani të Madhe, Evropë dhe tregut në Shtetet e Bashkuara.

Në program janë edhe tetë parameçe dhe ndër to dueli më interesant është ai midis rusit Alexander Povetkin dhe britanikut David Price, që është meçi i fundit para atij kryesor.

Fituesit do të duelojë me Deontay Wilder, kampionin e botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC.

Pas meçit me Wilder do mund të kemi kampion absolut të kategorisë së rëndë në të gjitha versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF, IBO dhe WBO). Por si fillim të shijojmë këtë superduel të sotçëm. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2018, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori