Zbuloni se si do ta paguajë PSG shumën prej 222 milionë euro për Neymar
Bordi i PSG po punon për të gjetur formulën më të mirë në mënyrë që paguajnë 222 milionë euro dhe të mos bien ndesh me rregullat financiare të UEFA-s për Fair Play (FPF).

Pronarët e klubit parizian po eksplorojnë mundësinë e një marrëveshjeje personale të sponsorizimit me Neymar nëpërmjet Oryx Qatar Sports Investments, fondi i investimeve është organi qeverisës i PSG, një pronë e Katarit. Qatar Sports do të paguajë atë ose një partner tjetër biznesi, përcjell Albeu.com.

PSG beson se mund ta justifikojë veten në Komitetin e Kontrollit Financiar të UEFA-s dhe, duke thënë në dokumenta se do të jeetë lojtari që do ti marrë paratë, dhe shuma 222 milion nuk do të ndikonte në llogarinë e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2017, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori