Zbuloni si e menaxhori Real Madrid deklaratën e Ronaldos për tu larguar
Cristiano Ronaldo dha një deklaratë tronditëse tre javë më parë, kur tha dëshirën për të ikur nga Real Madridi. Klubi i kryeqytetit vështirë se mundi të flejë i qetë pas asaj deklarate.

Sipas drejtorëve të klubit, situata është përmirësuar dhe po vazhdon me biznesin e tyre, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ata në hierarkinë e Real Madridit besojnë se situata ishte rezultat i keqmenaxhimit nga palët e treta dhe ata e konsiderojnë Ronaldon të jetë i përkushtuar ndaj kauzës, përcjell Albeu.com.

Zinedine Zidane e thirri lojtarin për të nxjerrë atë që po ndodhte me të vërtetë në mendjen e portugezit. Lojtarët si Sergio Ramos besonin se ishte një vendim personal dhe nuk mendonin se ishte koha për të ushtruar presion mbi numrin 7. Në vend të kësaj, kapiteni ka preferuar të kalojë koha dhe të presë derisa ta shohë Ronaldon personalisht përsëri për të diskutuar situatën. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori