Zbuluesi i Messit komenton aftësitë e argjentinasit: Ai është një jonormal
Pëlqej
Skauti i cili zbuloi Lionel Messin ka folur sërish rreth talentit të atij lojtari, të cilin e cilëson jonormal.

Carles Rexach ishte ai, i cili e pa për të parën herë pleshtin duke e dërguar në negociata me Barcelonën. Messi u nis për në Barcelonë në mënyrë që klubi katalanas ta shikonte në fushë, shikim nga i cili katalanasit mbetën të mahnitur.

“Shkova aty rreth orës 5 dhe po shihja pa shumë vëmendje pasi futbolli është një ndeshje ekipi. Por ai djalosh luante i vetëm, ai mori topin dribloi lojtarët e tjerë dhe shënoi një gol,” rikujton Rexach për “The Sun”.

“Ai kishte aftësi jonormale. Të gjitha instinktive. Ai kishte lindur për të luajtur futboll. Dhe kur u riktheva në pankinë thashë se duhet ta merrnim pasi ishte nga një galaktikë tjetër”, shtoi ai.

“I dhashë fjalën babait të tij se do të merrja me vete të birin e tij. Por kishim me vete vetëm një pecetë. Kështu që unë shkrova, si drejtori teknik i Barcelona-s, se kisha vendosur të nënshkruaja me Leo Messi-n” përfundoi Rexach./albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori