Ze Maria i lumtur me performancën e ekipit në fitoren 6-0
Pëlqej
Ze Maria foli pas fitores 6-0 kundwr Pogradecit. Ze Maria u shpreh i kwnaqur me lojwn e ekipit.

Për ndeshjen?

Kemi luajtur mire ndeshjen e sotme, pas ndeshjes me Vllazninë normal që isha i mërzitur sepse ekipi nuk luajti mirë, ndërsa sot ekipi ishte mirë dhe reagoi . Dje kemi folur me futbollistët dhe u kam lenë liri të shprehen.

Mungesa e Dajës në formacion?

Ai ka luajtur dy ndeshje rrjesht para kësaj për 180 minuta, nuk ka pasur asnjë problem, por ishte dhe ndryshimi i skemës që e penalizoi.

Për qilimin?

Edhe qilimi nuk ka bërë një ndeshje të keqe, ka luajtur mjaft mirë dhe me vjen mirë që mund tu besoj lojtarëvë si Qilimi, Celhaka apo edhe Ngoo edhe mund të bëj edhe rotacione në skuadër. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori