Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Ze Maria: Morëm një rezultat pozitiv
Pëlqej
Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka thënë se ka pasur frikë se mos humbiste ndeshjen kundë Skënderbeut.

• Barazimi mund të ishte rezultat i pranueshëm para ndeshjes, por ashtu si shkuan gjërat, mund të jetë një rezultat jo i mirë?

"Jo para, dhe as pas ndeshjes, nuk jam kurrë për barazim në natyrën time. Sot kishim frikë për ta fituar ndeshjen.

• Çfarë bëri Tirana për ta mbyllur ndeshjen, për të marrë fitoren?

"Filozofia ime është të sulmojmë dhe të luajmë përpara. Por, ekipi u tërhoq, dhe më duhet të bisedoj me ta për këtë gjë.

• Kur nuk fituat sot,h po në derbi si do ia bëni? Pse nuk ju dëgjojnë lojtarët?

"Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u luajtur, sepse lojtarët të gjithë duan të luajnë. Do flas me ta, se pse duhej të tërhiqeshin mbrapa. Do marr edhe vendimet e mia për këtë

• Zgjedhje taktike të luanit me topa të gjatë nga porta…

"Nuk mund të pranoj të luajmë me topa të gjatë, nga portieri te repartet e tjera. Në pjesën e parë, shënuam një gol, dhe më pas krijuam dy apo tre raste të tjera për të shënuar. Nuk ka të bëjë me taktikën, por patëm frikë të provonim sërish. Nuk e kuptova, pse ndodhi kështu. Më duhet të bisedoj me ta.

• Jeni i bindur se cili është formacioni më i mirë për skuadrën?

"Patjetër që i kam provuar të gjithë futbollistët, dhe jam i gatshëm që edhe ndeshjen tjetër, të kem po të njëjtin formacion në fushë. Pjesa tjetër e skuadrës duhet të presë.

• Trajneri tha se do flasë me ekipin. A ka një ide pse ekipi tërhiqet?

"Mentaliteti i vjetër, i referohem kohës para se të merrja Tiranën. E shikoja portierin Lika që luante me topa të gjatë, flas për këtë periudhë para se të vija unë", përfundoi Ze Maria.
Shtuar më 22/09/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori