Zeman: Kampionatin e vendosin arbitrat
Në një ditë të zezë të arbitrave në Itali nuk mund të mos mungonte edhe Zdenek Zeman t’i kritikonte. Trajneri i të verdhekuqve nuk e ka pritur mirë penalltinë që i dha suksesin Udineses.

"Pasi ripashë aksionet e ndeshjes në televizor, më duhet të them se nuk kishte faull. Dita që kaluam ishte e pafatë për arbitrat dhe për ta thuhet se nuk mund të vendosin për kampionatin por unë e them me bindje që mund ta bëjnë. Armero pështuy në fytyrë Tachtsidis dhe arbitri i 4 nuk tha asgjë, për mua këto episode janë deçizive", u shpreh trajneri i Romës.

I zhgënjyer për humbjen, Zdenek Zeman deklaroi se Romës i mungojnë 7 pikë në renditje, sipas tij pak për fajin e ekipit e pak për paaftësinë e arbitrave.

Duke analizuar ndeshjen, tekniku çek tha se pas golit të parë të Udineses, skuadra e humbi shkëlqimin dhe qartësinë në fushë, çka ndikoi dhe në golat e tjerë të bardhezinjve. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2012, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori