Skuadra ruse
Zenit St. Petersburg është e gatshme të paguajë 10 milionë
euro për transferimin e mbrojtësit të djathtë të
Milanit, Ignazio Abate. Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri
italian Luciano Spalletti kërkon ta sjellë atë në skuadër gjatë
janarit.
Mbrojtësi
italian është produkt i akademisë së
Milanit edhe pse në të kaluarën është paraqitur edhe në Napoli, Sampdoria, Piacenza, Modena, Empoli dhe Torino. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013,
ora 16:10