Zënka Ferguson-Mancini (FOTO LAJM)

Trajneri i Manchester City shprehet i lumtur për fitoren e arritur, por nuk e cilëson atë si vendimtare në garën për titullin kampion. " Morëm tri pikë të rëndësishme dhe plotësisht të merituara. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi United është një ekip mjaft i fortë, megjithatë e administruam me sukses lojën. Ata menduan më shumë për t’u mbrojtur dhe në fakt, nuk patën asnjë rast të mirë për shënim. Gjithçka shkoi siç duhej", u shpreh Mancini pas ndeshjes.

Por ajo që ra në sy gjatë derbit të djeshëm ishte debati i ashpër mes Alex Ferguson dhe Roberto Mancini. " Është normale që trajnerët të jenë nën tension në përballje të tillë, por nuk e kuptova agresivitetin e Alex. Ai m’u afrua dhe më ofendoi me një fjalor tepër vulgar. Unë iu përgjigja. Gjithsesi, mendoj se janë gjëra që lidhen me emocionet e momentit dhe për mua nuk ka asgjë për t’u shqetësuar", përfundoi Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori