Zërat e merkatos dhe objektivi personal, rrëfehet Vidal
Arturo Vidal është një nga emrat më të përfolur të merkatos së janarit. Antonio Conte e do në ekip dhe drejtuesit e Interit po punojnë për të gjetur akordin përfundimtar me homologët katalanas.

Mesfushori kilen ka folur për Mundo Deportivo rreth së ardhmes së tij. Mjafton të vazhdojë të luajë në Europë, kjo është dëshira e Vidal, i cili tregon edhe objektivin e tij personal.

“Merkato është një problem që i është besuar një tjetër personi, agjentit tim. Unë nuk shqetësohem, sidomos tani që kam marrë pushimet. Unë bëj punën time, agjenti të veten. Jam shumë i lumtur te Barcelona, të shohim se çfarë do të ndodhë pasi të kthehemi në stërvitje.

Shpresoj të vazhdoj të luaj sa më gjatë në Europë. Jam afër arritjes së 100 golave në karrierë dhe ky është objektivi im i madh. Aktivizimi? Nuk është në dorën time, e vendos trajneri diçka të tillë. Më qetëson mbështetje e tifozëve dhe shpresoj të fitoj ndonjë titull në fund të sezonit“, përfundon Arturo Vidal.
Shtuar më 23/12/2019, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori