Zëvendësoi Ibran, Chicharito bëhet futbollisti më i shtrenjtë në MLS
Javier Chicharito Hernandez bëhet lojtari më i paguar në MLS. Meksikani, që gjatë pjesës së parë të sezonit luajti për Sevillan, ka arritur marrëveshje trevjeçare me vlerë 103 000 paundë në javë me LA Galaxy.

Skuadra kaliforniane po kërkonte një sulmues të ri pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit, i cili firmosi me Milanin.

Chicharito, që ka luajtur më skuadrat më në zë në Europë (Manchester United e Real Madrid), u identifikua se lojtari i duhur për të marrë trashëgiminë e gjigantit suedez.

Bosi i Galaxy, Dennis te Kloese, deklaroi: “Javier vazhdimisht ka shënuar gola në ligat më të mira dhe ka qenë lojtari më i suksesshëm i vendit të tij gjatë dekadës së fundit. Ka patur suksese në nivelin më të lartë dhe ka shënuar gola të shumtë me përfaqësueset më të mira të Concacaf”.

Los Angeles Galaxy ka shpenzuar 8 milionë paundë për kartonin e tij, duke ia blerë Sevillas, 3 milionë më shumë se shuma që i pagoi Villarrealit për kartonin e Giovani dos Santos.
Shtuar më 22/01/2020, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori