Zëvendësuesi i Harry Kane vjen nga Spanja
Dëmtimi i Harry Kane duket se po ndjehet shumë të "spurs".

Mungesën e tij e ka përmendur jo pak herë edhe trajneri, Jose Mourinho.

Tottenham "piketoi" disa, por duket se transferimi i tyre është i pamundur, një nga to është edhe sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic, shkruan Albeu.com.

Nëse nuk mund të sigurojë dot shërbimet e Jovic apo Cavanit, ato të William Jose po.

28-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Londrës në orët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore, ndërkohë që ende nuk dihen shifrat e kësaj marrëveshjeje.

Willian Jose ka një klauzolë largimi 70 milionë euro me Sociedadin, por klubet kanë arritur akordin për një tjetër shifër.

Këtë sezon braziliani ka shënuar 8 gola në 21 takime me klubin nga San Sebastian. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2020, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori