Zëvendësuesi i Ramos: Jemi të zhgënjyer
Eleminimi e sotshëm ishte i papritur për kampin madrilen, shkruan Albeu.com

Pas ndeshjes Nacho lojtari i cili zëvendësoi kapitenin Ramos u shpreh i zhgënjyer dhe se Reali nuk është mësuar me këtë situatë.

"Jemi të zhgënjyer. Nuk jemi mësuar të jemi në këtë fazë të sezonit dhe të mos luftojmë për një titull."

"Është e komplikuar. Nuk jemi mësuar të mos luajmë për asgjë që në mars."

"Kampionati është thuajse i pamundur, jemi jashtë kupës dhe Champions-it. Ky është një moment i vështirë, duhet të ndryshojë diçka."

"Asnjë prej nesh nuk ishte në nivelin e duhur dhe kjo është për të ardhur keq." /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 23:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori