Zgjedhja e Zvicrës, familja dhe e ardhmja: Albian Ajeti tregon gjithcka
Tabloidi zvicëran“Blick” i ka kushtuar një hapësira të veçantë sulmuesit të Baselit, Albian Ajeti, që është vëllai i mbrojtësit të kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti. A i e konsideron të drejtë vendimin që zgjodhi Zvicrën, por Shqipëria mbete shtëpia e familjes.

Shqipëria dhe Zvicra: Eshtë shtëpia e familjes sime. Megjithatë, vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë. Ishte e drejtë që zgjodha Zvicrën.

Vëllezërit futbollistë: Unë kam një vëlla binjak, Adonis, që po luan me Chiasson tani. Fati i tij erdhi tek unë. Ai u dëmtua dhe ka luftuar shumë për t’u kthyer në futboll. Vëllai im më i madh është Arlindi, i cili u kthye nga Italia dhe tani luan për Grasshopers. Kemi kontakte të përditshme. Vëllezërit janë shumë të rëndësishëm për mua.

Nëna: Ajo do të thotë gjithçka për mua! Nuk ka ditë, që nuk flasim.

Babai: Ai ka të njëjtin status, si nëna ime. Ai, gjithashtu, do të thotë gjithçka për mua. Babai është kontakti im i parë. Ai është si një mik, edhe pse është shpesh kritiku im i parë.

Ushqimi i preferuar: Gjithçka që gatuan nëna ime.

Champions: Shumë keq që nuk mundëm të vijojmë më tej në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte një përvojë e këndshme për mua si lojtar i ri. Do ta provojmë përsëri, edicionin e ardhshëm.

Suksesi: Te FCB provova tre tituj kampioni. Fitorja më e rëndësishme ishte në Lisbonë, një vit më parë, kur u kualifikuam për në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

I dashuruar: Për momentin, jo. Ndoshta do të ketë diçka për Krishtlindje, ose vitin e ardhshëm. Është në dorën time (qesh).

Paratë: Gëzohem t’i kem ato, por nuk janë më të rëndësishmet për mua. Shumë më e rëndësishme është të kesh shëndet të plotë.

Hobet: Të dal me familjen, të bëj diçka me miqtë. Në këtë moment, për shembull, kam për të vizituar tregun e Krishtlindjeve.

Instagrami: Një çështje e vogël. Unë informohem aty se çfarë ndodh brenda dhe jashtë, por jo aq shpesh, sa më parë.

Operacionet: Unë nuk ia dëshiroj askujt ato. Vëllai im binjak tani ka bërë dy operacione serioze. Një herë në tendinën e Akilit, herën tjetër në gjunjë.

Golat: Unë jam krenar që kam shënuar më shumë gola sezonin e kaluar. Personalisht, këtë e konsideroj arritje shumë të mirë. Bashkëlojtarët më ndihmuan, kur panë se mund të bëhesha golashënuesi më i mirë.

Pushimet: Do t’i kaloj me familjen dhe në Dubai.

E ardhmja: Kam plane të mëdha, i kam vendosur vetes qëllime shumë të larta. Për momentin, jam i përqendruar te FCB. Por, qartësisht, klubet e njohura jashtë Zvicrës mbeten qëllimi im afatgjatë.
Shtuar më 27/12/2018, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori