Zgjidhjet lojtari më i mirë i javës në Champions League
Josip Ilicic ishte hero i Atalantës në Champions League.

Sulmuesi slloven ka shkëlqyer në duelin e kthimit ndaj Valencias, ku Atalanta fitoi 3-4 dhe me rezultatin e përgjithshëm 8-4.

Për herë të parë në histori të klubit, Atalanta ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Champions Leagues.

32-vjeçari është shpallur si lojtari më i mirë i javësChampions, pasi ishte i papërmbajtshëm në këtë takim duke shënuar 4 gola për skuadrën e tij.
Shtuar më 13/03/2020, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori