Zgjohet nga koma pas 3 vitesh, kjo është historia e yllit të Ajax-it (FOTO LAJM)

Një lajm mjaft i mirë ka ardhur dje ku është treguar që futbollisti i Ajax, Abdelhak Nouri është zgjuar nga koma pas 2 vitesh e 9 muajsh.

22 vjeçari në korrik të vitit 2017, pësoi një sulm kardiak duke mbetur në koma deri më sot.

Për shkak të sulmit, Nouri ka pësuar dëmtime të përhershme në tru.

Nouri që në fëmijëri ishte një futbollist me talent të madh ku dëshira për të bërë një profesionit si Iniesta, Kaka dhe Ronaldinho e bënë atë që të fitojë një teknikë të shkëlqyeshme të futbollit.

Nuri, 22 vjeç, ishte një nga futbollistët më premtues të akademisë së Ajaxit. Ai i përkiste të njëjtës gjeneratë talentesh që e ndihmuan klubin të arrinte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Nuri kishte luajtur me numrin 34 që nga debutimi i tij. Duke u rritur, ai shkëlqeu në shumë turne ndërkombëtar të të rinjve, i shoqëruar gjithmonë nga babai i tij. Emri i tij ishte përzgjedhur tashmë nga disa nga klubet kryesore të Evropës edhe në një moshë të re.

Por për Nurin, të qenurit në Ajax, ishte një ëndërr. Ai filloi qysh në moshën shtatë vjeçare dhe kurrë nuk u largua nga ky klub.

Futbollisti u lëndua në një ndeshje miqësore më 8 korrik 2017 dhe që nga ajo kohë ishte në komë për shkak të lëndimit në tru.

Kurse fatmirësisht gjatë ditës së djeshme vëllau i futbollistit ka treguar që ai është duke dhënë shenja të përmisimit.
Shtuar më 27/03/2020, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori