Zguro rikthehet te Kamza
Vangjel Zguro u largua nga Kukësi vetëm pak ditë më parë duke zgjidhur kontratën me verilindorët me konsensus,shkruanAlbeu.com

Megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe Pogradecari ka gjetur skuadër të re shumë shpejt. Ai është rikthyer te Kamza ku do të luajë dhe gjysmën e sezonit me Kamzalinjtë.

Ndërkohë 25-vjeçari ka qenë i pranishëm dhe në darkën që kanë organizuar drejtuesit e klubit të Kamzës me rastin e festave të fundvitit. Te Kamza, Zguro do të ketë më shumë hapësira dhe me shumë gjasa do të jetë një titullar fiks në gjysmën e dytë të këtij sezoni. albeu.com/


Shtuar më 25/12/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori