Zhang i pamundur në derbi në Serie A: Fitorja e fundit e Milan është në 2016
Historia thotë Inter: derbi i mbrëmjes së sotme do të jetë ai numër 224, në 170 sfidat e kampionatit zikaltrit kanë fituar 64 herë, 13 më shumë se Milan.

Kuqezinjtë për më tepër duhet të thyejnë shterpësinë në Serie A që zgjat nga 31 janari 2016: shoqërië e Elliott kërkon suksesin e parë nën administrimin e tyre, por edhe të ndërpresë serinë pozitive të Suning (3 fitore e 3 barazime).

Marco Giampaolo e Antonio Conte i besojnë njerëzve të tyre derbi. Suso, për shembull. Shënoi një dygolësh kundër Inter në sezonin e parë, pas huazimit tek Genoa, ndërsa shënoi edhe në derbin e humbur në tetor 2017.

Pastaj është edhe Krzysztof Piatek: pas një vere jo entuziaste me shifra golash, të dielën e kaluar Pistolero u zhbllokua me penallti. Bashkë me të në janar u vesh kuqezi edhe Paquetà, nga Flamengo. I dënuar me krahasimin me Kakà që nga fillimi, braziliani kërkon golin në derbin që Riki e realizoi në të parën (5-10-2003). Eshtë gjithashtu edhe Ante Rebic.

Kroati ka njohje derbi, por viktimat e tij kanë qenë skuadra jo të klasit të parë si Darmstadt e Mainz. Lucas Biglia ka përjetuar derbin edhe në Romë, për katër sezone. Atmosferë që e ka kaluar edhe Alessio Romagnoli, edhe pse nuk ka luajtur kurrë një në fushë në Serie A. Sonte kërkon një triumf si kapiten, edhe për të harruar lënien jashtë kombëtares italiane nga Mancini.

Njeriu derbi i Inter është padyshim Diego Godin, pas nëntë vitesh beteja me Real Madrid, me fanellën e Atletico. Edhe Romelu Lukaku, debutuesi tjetër në ndërqytetasen milaneze, i ka bërë muskujt në derbi, duke luftuar me më të fortët. Në 23-11-2013 kishte fanellën me numër 17 të Everton, flokët e gjata e i shënoi një dygolësh Liverpool. Në 4-10-2015 kishte numrin 10, flokët e shkurtër e i shënoi përsëri Reds.

Nuk ka goditur në derbin e Manchester, por ishte qendërsulmuesi titullar kur United shkoi të përmbyste City: nga 0-2 në 3-2. Marcelo Brozovic, gjatë kohëve të Zagreb, ka luajtur kundër Dinamos, Nk e Lokomotivës, përplasjet e tij të vërteta ndërqytetase.

Por “derbi i përjetshëm”, kështu e quajnë në Kroaci, është ajo mes Dinamo Zagreb e Hajduk Split dhe Brozo e ka luajtur 10 herë në 11. Nuk mund të anashkalohet Antonio Candreva, por edhe Lautaro Martinez, që e ka nisur mirë historinë e tij në derbin milanez: asist për Vecino e penallti në debutim, në 3-2 zikaltër të 17 marsit të kaluar, që mbetet kapitulli i fundit i romanit.

E Milan Skriniar nuk ka humbur ende asnjë derbi në Itali: ka fituar dy me Samp në sezonin 2016-17 e tre në katër nga ato të luftuara me fanellën zikaltër, plùs një barazim.
Shtuar më 21/09/2019, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori