Zhbllokohet Sindrit Guri, shënon golin e parë në Belgjikë
Ka përfunduar ndeshja midis skuadrës së Ostendes dhe Standardit të Liezhës me fitoren e këtyre të fundit. Skuadra e Standardit e kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti këtë gjë.

Në këtë sfidë lojtari i Kombëtares Shqiptare Sindrit Guri e nisi nga stoli këtë ndeshje, dhe u inkuadrua në fushë në minutën kur skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 0-3.

Dhe në fund arrit të shënojë golin e nderit për ekipin e tij. Ky ishte goli i parë i Gurit në kampionat, ai kishte shënuar edhe më parë me skuadrën e Ostendes, por në Kupë.
Shtuar më 30/09/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori