Zhduken 88.3 milion euro, akuza bie mbi legjendën e Milan-it
Pëlqej
Një shumë prej 88,3 milion eurosh është zhdukur së fundmi edhe pse kanë mbërritur pa probleme në portin e Monrovias, kryeqyteti i Liberisë.

Kontenieri me para pas zhdukjes, ka shkaktuar shumë polemika në vendin afrikan ku president është legjenda e Milanit George Weah.

Shifra e zhdukur korrespondon me 5% të PBB-së të vendit afrikan dheështë kthyer në një çështje kombëtare, ndërkohë Weah ka fajësuar paraardhësin e tij, çmimin Nobel Ellen Johnson Sirleaf, i cili ka përgenjeshtruar gjithçka.

Kartëmonedhat ishin urdhëruar nga Sirelaf në 2016-ën dhe, sipas burimeve të qeverisë, kanë mbërritur në Monrovia nëntorin e kaluar, domethënë kur Sirelaf ka qenë akoma në pushtet, por dokumentet zyrtare të portit, që janë publikuar nga shtypi, tregojnë se kontejneri i çmuar është zhdoganuar mes shkurtit dhe marsit, domethënë kur administrata e re kishte marrë pushtetin.

Një zbulim ky që ka dëmtuar imazhin e presidentit Weah deh nuk kanë munguar edhe zërat që bëjnë atë fjator për humbjen e kësaj shume marramendëse. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori