Ndodhi mrekullia? Policia mendon se Sala mund të jetë gjallë (VIDEO)
Pëlqej
Zhdukja misterioze e Sala, policia jep shpresë: Mund të jenë gjallë


Policia ka dhënë shpresë për sa i përket kërkimeve për Emiliano Sala.

Argjentinasi ndodhej në një avion privat dhe po fluturonte nga Franca në CardifF kur humbi nga radarët.

Pak minuta më parë policia ka publikuar një raport në lidhje me situatën e kërkim-shpëtimit.

Duke qenë se në mijëra milje katror është bërë kërkim dhe nuk është gjetur asnjë mbetje avioni, atëherë kërkimi është përqëndruar në pika të tjera.

Besohet se avioni mund të jetë ulur diku dhe asnjëri nuk mund të kontaktojë. Një tjetër hipotezë është se avioni është ulur mbi det dhe është përdorur një mjet shpëtimi.

4 hipotezat e policisë
1. Mund të jenë ulur mbi ujë, janë marrë nga 1 mjet lundrues dhe mungon kontakti
2. Kanë zbritur diku tjetër, por nuk kanë mundësi kontakti.
3. Mund të jenë ulur në det dhe kanë përdorur varkën që ndodhej në bordh.
4. Avioni ka rënë në det dhe i ka lënë anëtarët e bordit në sipërfaqe.

Shtuar më 23/01/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori