Zhgënjen Arsenali, e pëson nga West Ham (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali ka zhgënjyer sot në transfertë teksa është mposhtur 1-0 në transfertë nga West Hami.

Topcinjtë zhvilluan një ndeshje të dobët duke mos bindur as me lojë. Në këtë takim trajneri Unay Emery nuk aktivizoi asnjë minutën Ozilin, teksa Ramsey-n i cili është pranë transferimit te Juventusi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

Pas kësaj humbje Arsenali mbetet në vendin e 5 me 41 pikë dhe gara për një vend në "Champions" sezonin e ardhshëm vështirësohet edhe më shumë ku në rast fitore të Chelseat sot që luan ndaj Neecastle, Arsenali do të ishte plot 6 pikë larg vendit të 4 që mbahet nga blutë e Londrës.

Shtuar më 12/01/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori