Zhgënjen Chelsea, Newcastle e mposht në sekondat e fundit (VIDEO)
Newcastle ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Chelsea në shtëpi me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar në minutën e katërt të shtesës.

Londinezët e drejtuar nga Frenk Lampard kanë zhgënjyer në ndeshjen e sotme, duke mos arritur të marrin qoftë edhe një pikë në këtë ndeshje delikate.

Edhe pse Chelsea dominoi lojën dhe pati më shumë raste, rezultati 0-0 vazhdoi deri në minutat e fundit. Aty ku dukej se skuadrat do të merrnin nga një pikë, Newcastle shënoi në frymën e fundit.

Ishte Hajden ai që me një goditje me kokë, çoi topin në rrjetë dhe ngriti peshë tifozët e ndodhur në stadium dhe jo vetëm.

Newcastle shkoi në kuotën e 29 pikëve në vendin e 12-të, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e katërt me 39 pikë.
Shtuar më 18/01/2020, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori