Zhgënjen Daniel Godelli, Qerimaj medalje bronzi
Peshëngritësi Daniel Godelli ka zhgënjyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti kuqezi ka dështuar në stilin e shkëputjes në peshën 81kg, duke mos realizuar asnjë nga provat në dispozicion, duke mos dhënë asnjë rezultat.

Në provën e parë, shtangisti kuqezi tentoi të ngrejë 160kg, por pa sukses. Ndërsa në provën e dytë tenton 161kg, por sërish zhgënjen. Këtë peshë provon ta ngrejë edhe në përpjekjen e tretë, por pa sukses. Për pasojë, shtangisti kuqezi nuk jep asnjë rezultat në këtë stil dhe në dygarësh.

Ai që përfitoi nga ky dështim i Godellit, por edhe nga gabimet e shtangistëve të tjerë të Baterisë A është shkodrani Erkand Qerimaj, që gjatë mesditës garoi në Baterinë B të peshës 81kg. Qerimaj u rendit i dyti në stilin e shkëputjes në Baterinë B (me 159kg).

Gjithsesi, pas përfundimit edhe të Baterisë A, ai zbriti në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, duke marrë kështu medaljen e bronztë. Një podium ndoshta i paparashikuar ky për Qerimajn, që vendos në qafë një medalje deri më tani të merituar.

Gara vazhdon me stilin e shtytjes, por Godelli ka vendosur të tërhiqet. Ndërsa Qerimaj e ka mbyllur Baterinë B me 188kg. Shkodrani shpreson për një tjetër podium. /albeu.com/


Shtuar më 10/04/2019, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori