Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Zhgënjen Reali, bllokohet në shtëpi nga Valladolid (VIDEO)




Reali i Madridit "ngec" që në javën e dytë të kampionatit spanjoll dhe e bën këtë në “Santiago Bernabeu” përballë tifozërisë, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë modestëve të Valladolidit.

Për shkak të mungesave të shumta, Zidane u kishte besuar nga minuta e parë edhe emrave “të padëshiruar” si James Rodriguez e Gareth Bale, ndërsa Reali kontrolloi topin por vuajti shumë në konkretizimin e rasteve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 82-të, pas një goli tërësisht francez, ku Karim Benzema çoi topin në rrjetë pas një asisti të Rafael Varane, por madrilenët “ngrinë” dy minuta para fundit, kur Sergio Guardiola shënoi në portën e Courtois.

Minutat e mbetura në dispozicion ishin të pakta dhe pavarësisht përpjekjeve, Reali nuk ia doli të shënojë një tjetër gol dhe u detyrua të pranojë vetëm një pikë nga kjo sfidë, duke lënë të zhgënjyer edhe tifozërinë madrilene.
Shtuar më 24/08/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori