Zhgënjen Ronaldinho, debuton me një penallti të humbur (VIDEO)
Pëlqej
Ronaldinho gaboi nga pika e 11-metërshit në debutimin e tij në Meksikë me Queretaron dhe ekipi i tij u mund 1-0 nga Tigres në Kupën Mx. Braziliani e goditi topin jashtë në minutën e 62 dhe nuk arriti të barazonte rezultatin.

Numri 10 krijoi rastin e parë në minutën e pestë të takimit pasi i shpëtoi mbulimitmbrojtjes dhe arriti të marrë një goditje këndi.

Ronaldinho nuk arriti të shënonte as në tre goditje dënimi dhe në këtë mënyrë Tigresat arritën të ruanin avantazhin minimal deri në fund të takimit. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori