Zhgënjim i madh në Ligën e Kombeve, por shikoni çfarë deklaronte Panucci pas shortit
Pëlqej
Menjëherë pasi u mësua shorti për grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri Panuçi është shfaqur optimist dhe ka deklaruar objektivin e Kombëtares.

“Ne duhet të rrezikojmë, duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrijmë qëllimit. Për momentin, vëmendja jonë është te Liga e Kombeve. Më pas do të mendojmë për kualifikueset e Europianit”, kishte thënë filliisht Panucci.

“E them këtë, sepse kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në Europian. Objektivi ynë është që të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve dhe do të provojmë deri në fund”, ka deklaruar trajneri Panucci për gazetarin Alban Xhihani të “SuperSport” menjëherë pas shortit, më 24 janar.
Shtuar më 18/11/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori