Zhvillohet finalja e “SuperBowl 2012”
Sot do të zhvillohet finalja e fubollit amerikan “SuperBowl 2012” ndërmjet Nju England Patriots dhe Nju Jork Xhajants. Lojtarët e Patriots e kaluan ditën me familjen dhe miqtë ndërsa Xhajants zbritën në fushat stërvitore.


Sulmuesi Ahmad Bredshov nuk shfaqi shenja dhimbjeje gjatë stërvitjes, ndërsa Indianapolis po “zien” nga entuziazmi në prag të shfaqes më të ndjekur sportive të vitit. Në anën tjetër Patriots pushuan megjithatë qëndruan për 90 minuta në stadiumin “Lucas Oil”. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2012, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori