Zidan: Reali fiton Champions
Albeu.com
Ish-lojtari i Real Madridit, Zinedine Zidan, shpreson se klubi mbretëror do ta fitojë titullin e 10-të në garën e klubeve evropiane këtë vit në Bernabeu. “Mendoj se Reali kohëve të fundit luan vërtetë mirë. Barcelona humbi të ...... dielën andaj Real Madridi është vetëm një hap larg liderit. Është e nevojshme që Reali të vazhdojë me të njëjtin stil”, ka thënë Zindan.

“Në Evropë? Do jetë vështirë pasi ka shumë ekipe të mira. Por le të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Gjithmonë kur ekipi luan, tregon paraqitje më të mira se herave të kaluara. Shpresoj se do të arrijmë në finale dhe do ta fitojmë titullin e 10-të në Ligën e Kampionëve në Bernabeu”, ka shtuar francezi.
Shtuar më 16/02/2010, ora 23:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori