Dalin prapaskenat e spektaklit me ambulancat bosh në Tiranë (VIDEO)
Zidane: Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, por mendon se unë nuk e dua
Pëlqej
Zinedin Zidan i thuri elozhe mesfushorit, Isco Alarcon duke thënë se është një lojtar shumë i rëndësishëm për Real Madridin.

Trajneri i Realit theksoi se ndonjëherë Isco mendon se nuk e vlerësoj dhe nuk e dua.

“Unë e kam thënë gjithmonë që Isko është një lojtar i rëndësishëm dhe i vlefshëm për skuadrën tonë. Ai këtë vit ka luajtur më shumë sesa vjet. Jam i kënaqur me faktin që shënoi gol sepse e meritonte. Ndonjëherë i shkon ndërmend se unë nuk e vlerësoj dhe nuk e dua.

“Benzema? Do t’i kishte pëlqyer të shënonte, por duket se këtë vit e ka të vështirë të gjejë rrjetën. Skuadra reagoi mirë pas ndeshjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe punoi në shumë situata të ndryshme”, tha trajneri i Realit. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori