Zidane: Ai është vendimtar për ne dhe duhet të qëndrojë këtu deri në përfundim të karrierës
Pëlqej
Zinedine Zidane shpreson që sa më parë Reali t’i ofrojë rinovimin Cristianos pasi edhe vetë ai dëshiron që ta mbyllë karrierën tek Galaktikët.

Ronaldo të rinovojë kontratën? Natyrisht, sa më shpejt që të jetë e mundur. Është vendimtar për ne dhe duhet të qëndrojë këtu deri në përfundim të karrierës”, tha Zizu.

“Ai është te klubi që e do, kjo është shtëpia e tij. Askush nuk do të arrijë këtë që ka arritur këtu Ronaldo dhe që po vazhdon ta bëjë. Shpresoj se do të qëndrojë deri në pensionim”, theksoi mes tjerash trajneri francez. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017, ora 23:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori