Zidane: Ai që do të vijë tek Barca do të jetë i mirë, por jo sa Neymar
Pëlqej
Një ekip i Barcelonës pa Neymarin nuk mund të nënvlerësohet në sytë e Zinedine Zidane, edhe pse trajneri i Real Madrid është i vetëdijshëm se zëvendësimi i tij është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë. I gatshëm për në Camp Nou për Superkupën e Spanjës ditën e nesërme francezi është i bindurse kushdo që të afrohet në Barcelonë ai nuk do të jetë "Neymar"

"Nuk ka shumë lojtarë si Neymar." tha ai. Ajo që nuk do të ndryshojë është stili i lojës Blaugranas, për të cilën Zidane pret që të jetë kërcënimi kryesor për Realin në Katalunjë.
"Përkundrazi, ata kanë bërë ndryshime, por në fund Barcelona është Barcelona. Ne e dimë se si luajnë dhe kjo nuk do të ndryshojë, planet e tyre nuk do të ndryshojnë. Thashë se nuk ka asnjë tjetër si Neymar, ai është i pazëvendësueshëm, por ka një tjetër që do të vjerë dhe do të bëjë mirë. Nëse mendojmë se nesër do të jetë e lehtë, atëherë ne jemi gabuar." tha tekniku francez, përcjell Albeu.com

"Ju do ta shikoni nesër," citoi Zidane "Ne jemi të gjithë mirë, fizikisht dhe mendërisht të përsosur. Gjithkush dëshiron të luajë dhe kjo është e mirë, kështu që unë do të duhet të zgjedh. Cristiano Ronaldo është gati, ai ka pasur një pushim dhe megjithëse ai ka vetëm disa ditëme, ai ka punuar shumë për tu përshtatur dhe është gati." /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori