Trajneri i
Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se
Gareth Bale është një lojtar shumë i
rëndësishëm për
Real Madridin.
Ish-ylli i Tottenhamit,
Bale, i cili vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në ishull, e nisi nga stoli ndeshjen që
Real Madridi fitoi 1-2 ndaj Paris Saint-Germainit për të kaluar në çerekfinale të Championsit.
“Gjëja më e rëndësishme është skuadra dhe lojtarët. I respektoj të gjithë lojtarët, edhe
Gareth Bale”.
Ai tregoi arsyen pse e la anësorin në stol.
“Më duhet t’i zgjedh lojtarët dhe
Gareth është lojtar vërtet i
rëndësishëm dhe do të vazhdojë të jetë deri në fund”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018,
ora 18:45