Zidane: Barcelona nuk është në krizë
Barcelona nuk është në krizë të rezultateve, kështu së paku mendon trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Francezi është pyetur nëse humbja 4:0 e Barcelonës nga PSG dhe fitorja 2:1 ndaj modesteve të Leganes paraqet krizë për rivalët e tyre në La Liga.

“Jo, nuk mendoj se Barcelona është në krizë”, është përgjigjur shkurt Zidane, përcjell lajmi.net.

Real Madridi nesër duke filluar nga ora 18:45 zhvillon ndeshjen e mbetur të La Ligas në udhëtim te Valencia./Albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori