Zidane: ”BBC, apo Isco dhe Asensio? Skema do të ndryshoje gjithmonë”
Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Levantes (13:00h). Tekniku Madrilen u përgjigj ndaj pyetjeve të gazetarëve, të cilët mund t’i lexoni në vijim.

Ndëprerja: ”Futbolli është i tillë, janë lojtarët e Real Madridit, kanë kombëtaret e tyre, dhe kjo nuk do të ndryshoje. Lajmi më i mirë që kemi patur është që të gjithë janë kthyer mirë, përveç Dani Ceballos. Ky është lajmi më i mirë për një trajner. Për më tepër, ata që mbetën këtu, kanë punuar shumë mirë.”

Florentino siguron që kjo është skuadra më e mirë: ”Nuk do të futem në këtë, e vetmja gjë që mund të them është ajo që vet presidenti ka thënë. Gjithmonë mund të përmirësohemi dhe arbitrat poashtu mund të përmirësohen. Edhe trajnerët poashtu mund të gabojnë, nuk do të futem në këto gjëra. Gjithsecili mund të thotë atë që mendon dhe akoma më tepër presidenti. Arbitrat mund të gjykojnë mirë, por do të gabojnë gjithmonë, më të vështirë e kanë ata.”

Mund të përmirësohet gjendja e arbitrave: ”Nuk e di. Nuk do të futem në këtë temë. E vetmja gjë që di është që të gjithë mund të përmirësohen dhe arbitrat poashtu.”

Asensio dhe Isco vs BBC: ”Gjithmonë kanë patur rëndësi për mua. Ata të dy si dhe gjithë të tjerët. Skemat dhe lojtarët do të ndryshojnë gjithmonë dhe në princip të gjithë duhet të ndjehen të rëndësishëm.”

Ngritja e Asensios: ”Nuk jam i surprizuar, ajo që po bën ky ekip është diçka fenomenale por duhet t’a lëmë të qetë. Mund të përmirësohet akoma më shumë por vetëm me përulësi dhe qetësi. Është e rëndësishme që ai t’i marë gjërat me qetësi dhe me kokë të ftohtë. Nuk ka prekur majen por mundet t’a prekë me përulësinë që ka. Ajo që ndodh nga jashtë, nuk mund të kontrollohet..”

Vërshëllimat: ”Unë do i kërkoja publikut të jetë gjithmonë me ekipin, por në të njëjtën kohë është publiku që paguan hyrjen dhe kur nuk është i lumtur poashtu ka të drejtë të ngritë zërin dhe të vërshëlleje. Por mua nuk më pëlqejnë vërshëllimat, ajo që tentojmë është të japim gjithmonë maksimumin dhe njerëzit e dinë këtë, edhe pse ka ndeshje që nuk dalin mirë, por kjo ndodhë, është futbolli i tillë dhe do të ndodhë gjithmonë.”

Theo: ”Jemi të kënaqur me të. Ka pothuajse dy muaj me neve dhe është gati për të luajtur. Nuk e di nëse do të jetë nesër. Stërvitet shumë mirë dhe është i përgaditur. Do të kemi shumë ndeshje këtë muaj dhe do të kemi nevojë për të gjithë.”

La Liga pa Barcelonën: ”Nuk e shoh një kampionat Spanjoll pa Barcelonën. Si adhurues i futbollit gjithmonë e shoh Barcelonën në La Liga. Por është një debat i komplikuar nëse futemi të komentojmë se çfarë do të ndodhë.”

Cristiano: ”Cristiano është i bezdisur se pse nuk mund të luaje me ne. Të Mërkurën do të luaje ndaj Apoel.”

Bale: ”Asnjë lojtarë nuk është i kënaqur kur e vërshëllejnë, por nëse e përkrahim do të bëjmë mirë, nuk e shoh aq keq sa flitet. Kemi një skuadër ku nuk do të ketë ndryshime. Është një lojtarë shumë i rëndësishëm dhe do të vazhdoje të jetë. Ka ndeshje kur nuk luan mirë apo rezultati nuk është i kënaqshëm por gjithmonë do të ndodhë diçka e tillë dhe akoma më tepër në Madrid. Real Madridi është i paevitueshëm, kur nuk arrijmë tre pikët nuk mund t’i evitojmë kritikat. Ajo që duhet të tentojmë është të fitojmë gjithmonë.” /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori