Zidane: Bravo Messi, por jam me Realin
Albeu.com
Ish-mesfushori i Realit, Zinedin Zidane, ka përgëzuar lojtarin më të mirë në botë për vitin e kaluar Lionel Messin. Zidane e ka “pagëzuar” talentin argjentinas të Barcelonës me titullin e lojtarit më të mirë aktualisht, duke shtuar se ai është idhulli i tifozëve në Ligën e Kampionëve.
“Mendoj se çdo njeri do të thotë të njëjtat fjalë për të”, theksoi ish-kapiteni i kombëtares franceze në një intervistë për “uefa.com”.
“Duhet vetëm ta shikoni dhe të kënaqeni me lojën e tij te Barcelona. Gjithmonë përmirësohet, kurrë nuk e kthen topin prapa dhe ka vetëm një ide: të shkojë drejt golit. Pra, kënaquni me lojën e tij”, tha më tutje Zizu!
Por, megjithëse mezi pret ta shohë në fushë 22-vjeçarin. Nënkampioni ende aktual i botës me Francën në vitin 2008, dëshiron që të shohë Realin e Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në muajin maj të këtij viti. “Nuk do të vija bast, por dëshiroj që Reali të jetë në finale. Shpresoj t’ia dalin, sepse finalja luhet në stadiumin e tyre”, përfundoi Zidane.
Shtuar më 12/02/2010, ora 22:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori