Zidane: Cristiano Ronaldo është nga një planet tjetër
Pëlqej
Zinedine Zidane ka vetëm fjalë të mira për Ronaldon pas dy golave që realizoi kundë Eibarit.

CR7 tani ka shkuar në kuotën e 18 finalizimeve në 22 paraqitje në La Liga, 6 më pak se Lionel Messi, që ka 24.

“Për mua, Ronaldo është nga një tjetër planet”, u shpreh Zizu.

“Ajo që bën ai është fantastike. Ronaldo e di se do të shënojë dhe përveç dy që realizoi, kishte mundësi edhe tre apo më shumë. Ai është ndryshe, lojtar special”.

“Duhet ta përgëzojmë kundërshtarin që bën paraqitje fantastike, por ne kishim Cristianon dhe ai e di çfarë të bëjë në këso ndeshje, mund të shënonte edhe më shumë”, theksoi mes tjerash trajneri francez. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori