Zidane del hapur: Dua që ky futbollist të largohet
Real Madridi humbi me Bayern Munchen me rezultatin 3-1, por nuk është ky meraku kryesor i trajnerit Zinedine Zidane.

Ky i fundit nuk aktivizoi për asnjë minutë uellsianin Gareth Bale dhe pas ndeshjes foli hapur për largimin e tij nga skuadra.

“Bale nuk u grumbullua, pasi klubi po provon që ta largojë, kjo është arsyeja se pse nuk e thirra për ndeshjen kundër Bayern Munchen-it.

“Nuk e di nëse largimi i tij është i pashmangshëm, nëse ndodh nesër më mirë. Shpresoj të jetë i pashmangshëm për të gjithë, për të dhe për klubin. Reali po flet me një klub që mund të luajë.

“Nuk kam asgjë personale, asgjë personale. Vijnë disa kohë që duhet të merren vendime dhe duhet të ndryshojmë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, asgjë personale. Ju e dini situatën dhe do të ndryshojë, a do të ndodhë për 24 orë, apo për 48 orë nuk e di, por do të ndryshojë në të mirën e të gjithëve”.
Shtuar më 21/07/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori