Komisioni i garave në LFP mund të dënojë me gjashtë muaj pezullim nga detyra
Zinedine Zidane, nëse zbulohet se trajneri i
Real Madrid Castilla nuk e posedon licencën e
nevojshme për të ushtruar këtë profesion, raporton "Marca".
Organi vendimmarrës i Federatës spanjolle është duke shqyrtuar denoncimin e bërë nga Cenafe (Qendra Kombëtare e Trajnerëve) që ka njoftuar se ish ylli i
Real Madrid dhe Juventus nuk ka licencën e
nevojshme për të qënë teknik i skuadrës së dytë të Realit.
Nëse shpallet fajtor,
Zinedine Zidane mund të dënohet deri në gjashtë muaj me mosushtrim të profesionit të trajnerit. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014,
ora 15:49