Zidane dëshiron edhe një lojtarë tjetër nga Chelsea përveç Hazard
Tekniku Madrilen po shikon mundësinë që të përforcojë skuadrën e tij pas startit jo të mirë në këtë sezon dhe pas formës së dobët të disa lojtarëve.

Sic po raportojnë mediat botërore sportive, Francezi dëshiron në ekipin e tij, ëndrrën e vjetër Eden Hazard dhe përvec tij dëshiron edhe një lojtar tjetër nga Chelsea, përcjellë Albeu.com.

Sipas ‘El Confidencial’, Zidane i ka kthyer sytë edhe tek Ngolo Kante që së bashku me lojtarin Belg kanë qenë shtyllat kryesore të kampionit aktual Anglez.

Hazard me cilësi të jashtëzakonshme dhe Kante me fizikë, sakrificë dhe forcë të madhe, tekniku Madrilen dëshiron të përforcojë ekipin në verën e ardhshme./albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori