Zidane dëshiron shërbimet e Dybala, Reali i ofron dy yje Juventusit
Sulmuesi i Juventus Paulo Dybala është në listën e transferimeve të Real Madrid, raportojnë mediet italiane.

Argjentinasi po negocion me udhëheqjen e "Bianconerëve" për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025, dhe "Mbretërit" po monitorojnë nga afër situatën.

Dybala ka treguar vitet e fundit se ai është një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, kështu që Real dëshiron ta sjellë atë në "Santiago Bernabeu".

Juventus është i gatshëm të shesë Dybalan nëse një ofertë e mirë arrin, dhe Real është i gatshëm të ofrojë dy lojtarë për nënshkrimin e tij.

Gjegjësisht, gazeta “AS” pretendon se Zidane është i gatshëm të dërgojë Isco dhe Vinicius në Torino për të marrë argjentinasin.
Shtuar më 29/10/2020, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori