Zidane e ka vendosur formacionin titullar dhe zëvendësimet që do të bëhen
Pëlqej
Në rast se dikush kishte ndonjë dyshim, Zidane ishte përgjegjësi për t’u siguruar se kush do të luajë ndaj PSG-së, pas ndeshjes me rotacione ndaj Real Sociedadit.

Sipas të përditshmes ‘Marca’, tekniku Madrilen tashmë ka zgjedhur 11 lojtarët për betejën ndaj PSG-së të mërkurën me fillim në ora 20:45.

Navas: Nacho – Varane – Ramos – Marcelo: Casemiro – Kroos – Modric: Cristiano, Benzema, Bale do të jenë lojtarët e zgjedhur për formacion, përcjell Albeu.com.

Si duket nuk ka ndikuar humbja e rasteve nga Benzema në ndeshjen e fundit, superndeshja e Asensios apo momenti i mirë i Vazquez. Zidane e di se 11’të lojtarët që do të luajnë të mërkurën nuk do të largohen nga formacioni.

Gjithashtu, tekniku Francez do të llogaritë vetëm 4 lojtarë nga stoli për këtë ndeshje: Isco, Vazquez, Aseniso dhe Kovacic. Kjo listë e kompleton në total listën pre 15 lojtarëve që do të luftojnë ndaj një superekipi të kampionëve Francez./albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori