Zidane e kap keq me mediat: Shkruani keq kur nuk është ashtu
Pëlqej
Zinedine Zidane nuk po është shfaqur i mërzitur për situatën në konferencën për shtyp. Francezi ishte më optimist se kurrë teksa tha se nuk i intereson se çfarë flitet lart e poshtë por i intereson fakti se tek Reali është gjithçka normale.

“Jam lodhur duke dëgjuar se Real Madridi është i keq, është e lehtë ta thuash se gjithçka është keq, por nuk është ashtu”.

“Nëse flet keq për Real Madridin shet më shumë”.

Sipas trajnerit është e rëndësishme të vazhdohet me punë.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë është të mos i dëgjojmë çfarë flitet”.

“E gjitha çfarë thuhet është se Real Madrid është keq dhe nuk shkon asgjë mirë, unë nuk e shoh ashtu. Jemi në garë në të gjitha garat” përfundoi tekniku francez./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori