Zidane e shikon finalen të barabartë
Real Madridi do të përballet me Gremion në finalen e Kupës së Botës për klube.

Zizou ka thënë se nuk ka favorit në finale dhe se gjasat janë 50 me 50.

“Është një ndeshje finale dhe gjasat janë 50 me 50. Nuk mendoj se ka favorit në këtë takim”.

“Duhet të jemi më të saktë para portës në krahasim me atë që kemi bërë ndaj Al Jaziras. Do të kemi një kundërshtarë shumë më të fortë”, ka thënë Zidane.

“Duam ta fitojmë këtë trofe dhe jam i bindur se lojtarët do të japin më të mirën në fushë”, ka përfunduar Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori